Surprizë dhe emocione të forta për Mikelën

Arbana lidhet me banorët dhe i kërkon Donaldit që t’ia mbyllë sytë me shall pasi do të shkojë në një tjetër ambient me të. Ndërsa Donaldi e shoqëron për në një tjetër ambient, i cili është krijuar posaçërisht për të dhe miqtë e saj. Ambienti është sajuar në formë birrarie, ndërsa është i mbushur plot më miqtë e saj më të ngushtë, ndër ta edhe motra e saj. Mikela nuk i hap sytë për disa minuta, ndërkohë që dëgjon nëpërmjet një klipi vetëm zërat e të gjithë miqve të saj, të cilët janë mbledhur së bashku për t’i bërë një surprizë asaj. Ata e përshëndesin të lumtur me një këngë, duke brohoritur dhe duke i treguar se e kanë në zëmër dhe e mbështesin gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother. Vetëm pas pak minutash ajo hap sytë dhe e entuziazmuar, i përqafon të gjithë teksa brohoret dhe fillon të flasë për ta. Ndërsa motra tregon se po i mungon shumë Mikela. Arbana i komunikon se Vëllai i Madh i ka sjellë një fragment nga ndeshja me skuadrën e saj të zemrës, Barcelënon, për të parë rezultatin dhe ëpr të mësuar nëse është kualifikuar apo jo. Ajo shikon që Barcelona ka humbur, por thotë se ndihet shumë e kënaqur me surprizën me miqtë e saj. Pas pak minutash, Mikela kthehet tek banorët e tjerë, duke u përshëndetur me ta.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment