Sprovë për Eraldin dhe Meridianin: Meridiani të humbë 3 kg për 7 ditë


Arbana komunikon se do të lidhet më banorët për të kërkuar vetëm dy nga djemtë e shtëpisë. Ajo tregon se i ka ndjekur dhe ka parë orët e tyre të stërvitjes, por gjithashtu i tregon Eraldit se ka parë premtimin e tij se do të trajnonte Meridianin për të rënë nga pesha. Meridiani ndërhyn dhe thotë me shaka se nuk është aspak dakord që të dobësohet. Por Arbana i njofton se Vëllai i Madh i ka vendosur të dy në një provë, e cila lidhet me numrin 3. Detyra e Eraldit është të ndërtojë një plan stërvitor për Meridianin dhe nëse nuk mund ta realizojë dot, atëherë do të ketë një penalizim për të. Ndërsa Meridiani duhet të arrijë të humbë për një javë duke filluar që sonte, 3 kg. Por nuk përfundon me kaq. Ky program fillon që gjatë spektaklit dhe ai duhet të bëjë 3 km për 10 minuta. Djemtë refuzojnë disi, pasi thonë se disa nga kushtet janë të pamundura, por Arbana i njofton se ata mund të jenë imunë ndaj nominimit nëse arrijnë ta kryejnë me sukses provën, ndërsa në të kundërt, do të jenë të nominuar automatikisht. Kështu, stërvitja fillon që në këtë moment, pasi Meridiani shkon të ndërrohet.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment