Spektakli fillon me atmosferë festive në shtëpi dhe në studio

Me hyrjen e Arbanës në studio, fillon edhe spektakli për natën e sotme. Ajo pasi i përshëndet të gjithë, kujton se në shtëpi ka qenë një jave më ngjarje të ndryshme. Pasi kujton të nominuarit, Arbana shikon që banorët janë të veshur me veshjet e tyre karakteristike popullore internacionale, ndërsa janë duke u bërë gati për kërcimin e tyre, si provë e kësaj jave. Pasi përshëndetët me banorët dhe i komplimenton, Arbana i pyet se si i duket vallja që do të kërcejnë dhe banorët tregojnë për përgatitjet që kanë bërë gjatë gjithë javës. Të parët që fillojnë të performojnë, janë banorët e grupit italian, me në krye Fatjonin. Arbana i komplimenton, ndërsa i gjithë publiku i duartroket fort, duke i mbështetur. Pas tyre radhën e kanë banorët e grupit që kryesohen nga Viola, me vallen polake. Arbana i komplimenton të gjithë si edhe veshjen karakteristike tradicionale polake. Pas tyre, vjen radha e valles greke, të cilin e kryeson Matilda. Momente shumë të bukura përcillen edhe në studio gjatë performimit të saj, duke u shoqëruar me shumë duartrokitje. Arbana i komplimenton të tria grupet, por u kërkon që të kërcejnë të gjithë së bashku një valle shqiptare pogonishte, pasi nuk mund të shijohet asnjë valle e huaj njësoj si shqiptarja. Atmosfera festive pushton jo vetëm shtëpinë e Big Brother por edhe studion, ku të gjithë fillojnë të kërcejnë pas valles pogonishte, me “Napolonin”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment