Shtëpia shndërrohet në një festë: Djemtë performojnë për vajzat


Ndërkohë, spektakli vazhdon ende me emocione dhe të papritura. Armandi, opinionisti, jep mendimin e tij për djemtë dhe thotë se kjo situatë është e paparashikueshme dhe se nuk e priste që Arditi të shpëtohej nga vajzat e shtëpisë. Aty janë krijuar tre pole të forta, sipas tij, ku në njërin krah është Arditi, që është inteligjent; Nga ana tjetër është Meridiani; Të dy të kryesuar nga Viola, e cila nuk është as andej as këtej, sipas Armand Pezës. “Ajo bën lojë dyfishe por është dhe e këndshme kur e dëgjon. Me ato lapsuset, bëhet shumë interesante”, shprehet ai. Ndërsa vajzat në shtëpi janë duke kënduar këngë të ndryshme për nënën. Arbana krijon një lidhje dhe u thotë se për herë të parë është një 8 Mars ndryshe për to. Ndërkohë, Arbana lidhet me djemtë dhe i fton ata të dalin në oborr për të filluar festën për vajzat. Ajo lidhet sërish me vajzat, të cilat i fton në oborr për të filluar festën. Të gjitha brohorasin nga gëzimi, kur shikojnë një ambient të zbukuruar posaçërisht për to dhe djemtë të veshur me veshjet karakteristike dhe duke performuar vallen mashkullore, sipas urdhrit të Vëllait të Madh. Muzika që i shoqëron dhe performanca e djemve e shndërron shtëpinë në një festë të vërtetë. Arbana u komunikon banorëve se i shpëtuari prej djemve është Arditi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment