Sërish debate...

Pas debateve, Esida dhe Valeri nisin provat e kërcimit, por duket se ngritja e zërit të Esidës, po i shqetëson të gjithë në shtëpi. Viola kërkon kohë të pijë cigare, përpara se të nisin provat, por Esida i thotë të mos shkojë, pasi ajo duhet të jetë aty për të mbikëqyrur provat, ndaj duhet ta lerë cigaren për më vonë. Viola nervozohet nga kjo gjë dhe i thotë të mos i bërtasë më, e duke përplasur derën, del jashtë në oborr. Visari ishte jashtë dhe ajo i sqaron se nuk i duron dot më të bërtiturat që Esida bën shpesh për të tërhequr vëmendjen, pasi janë ngritje zëri pa motiv. Ajo i shpjegon Visarit se është shumë e stresuar ditët e fundit, pasi banorët që janë në nominim flasin vetëm për këtë gjë dhe debatojnë çdo minutë, duke e kthyer në stres qëndrimin aty brenda. Viola futet brenda shtëpisë, duke nisur sërish diskutimin për provën e kërcimit. Violeta i thotë Esidës se duhet të bëjnë prova, pavarësisht se grupi tjetër kishte nisur tashmë. Ajo shkon në sallon e nervozuar, duke diskutuar edhe me banorët e tjerë, për kohën që duhet të marrin për të bërë prova. Diskutimi përfshin edhe Arditin me Nevilën, e pak nga pak, të gjithë banorët bëhen pjesë e tij.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment