Rigelsi ngacmon Esidën, ajo acarohet


Banorët vazhdojnë ngacmimet. Këtë herë ata ngacmojnë Esidën në lidhje me Eraldin dhe sjelljen e saj në shtëpi. Rigelsi e ngacmon për ushqimet gjë të cilën ia kanë përmendur vazhdimisht edhe banorët e tjerë gjatë javës së kaluar. Esida i kundërvihet dhe mes tyre lind një debat që pasohet më vonë nga thashethemet. Rigelsi e ngacmon Esidën duke i thënë se ajo ka ngrënë më shumë ushqime se banorët e tjerë në shtëpi dhe banorët e tjerë qeshin. Esida i kundërvihet duke i thënë se ajo nuk do të lejojë më asnjë njeri që ta provokojë, apo ta ngacmojë. “Javën u kam duruar se ishte pjesë e lojës time, por nuk do të lejoj më asnjë që të tallet me mua” thotë Esida, por Rigelsi vazhdon ta ngacmojë duke e tallur. “Unë do të luaj mendsh, do të bëj të nevrikosesh dhe të ulërasësh deri sa të pëlcasësh” i thotë Rigelsi me tallje Esidës dhe banorët e tjerë që janë të pranishëm qeshin. “Unë nuk acarohem nga dikush që nuk ekziston” i thotë Esida dhe Rigelsi i përgjigjet “nëse nuk ekzistoj, përse ma ngre zërin?”. Esida i thotë Rigelsit se banorët e tjerë flasin kundër tij sepse ai flet shumë dhe banorët nuk e pëlqejnë. Rigelsi i thotë se fakti që flasin për të e bën atë edhe më interesant dhe kjo ka rëndësi për të. Më pas Esida largohet për në dhomën e gjumit dhe aty fillon të bëjë thashetheme kundër Rigelsit duke komentuar diskutimin që pati me të.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment