Rigelsi-Katerina batuta dhe ironi; Arditi: “Viola ka karakter shumë të keq”

Rigelsi, Katerina dhe Donaldi ndodhen në dhomën e ndenjies, teksa Rigelsi dhe Katerina fillojnë të kapen me ironi me njëri-tjetrin. Rigelsi shprehet se është disi i ofenduar nga Katerina, me përgjigjen e saj për biondet. Katerina i thotë se ia ka thënë me shaka, ndërkohë që vazhdojnë batutat mes tyre. Herë me shaka, herë me ironi ata vazhdojnë bisedën me njëri-tjetrin, duke u bërë edhe argëtues. Katerina thotë se ai preket nga ajo, por Rigelsi i thotë se ai e ka provokuar, për të parë sesi do reagonte. Rigelsi shprehet se ka super energji sonte, prandaj vazhdon të ngacmojë Katerinën me batuta dhe shaka. Arditi flet me Katerinën për Violën, duke i thënë se nuk duket fare mirë. Ai thotë se nuk do t’i flasë më, pas debatit që patën më herët për kohën e kërcimit. Më pas, ai del në oborr të pijë cigare me Katerinën dhe Lorin, teksa Lori i sqaron se Viola e kishte inatin me Nevilën. Arditi shprehet shumë i prerë se nuk do t’i thotë as mirëmëngjes Violës, duke thënë se ka shumë karakter shumë të keq. “Karakter më të keq se ka ajo femër, nuk kam njohur ndonjëherë në jetën temë, përveç vetit tem”, thotë Arditi për Violën. Ai pranon se dikur ka qenë si Viola, pasi bërtiste për gjënë më të vogël. Katerina tregon se Viola është mërzitur më të, vetëm se ajo nuk e ka pritur të hajë drekë. Lori pranon se Viola është sjellë shumë mirë me atë, ndërsa Arditi i thotë se akoma nuk ia ka prishur në ndonjë situatë dhe kur ta bëjë, do ta shikojë që Viola do të reagojë shumë keq ndaj saj. Ai i thotë Lorit, para se të vinte ajo, Viola u bë motër me Esidën dhe tani e shan. Katerina shprehet se Viola është shumë vajzë e mirë dhe e sjellshme, por reagon në një mënyrë shumë të gabuar, duke thënë se mbase ndikon tek ajo nominimi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment