Rigelsi: Kam hyrë në BB për 2 arsye;- Meridiani shuan dyshimet për fenë e Rigelsit

Meridiani ka pasur dyshime në lidhje me besimin dhe fenë e Rigelsit. Ai e ka shprehur se është besimtar, se shkon në Xhami dhe se falet pesë herë në ditë, por Meridiani ka diskutuar shpesh me banorët e tjerë se mendon se Rigelsi nuk beson vërtetë. Kështu ai nis një bisedë për fenë me Rigelsin dhe ky i fundit i shuan dyshimet Meridianit. Meridiani i thotë Rigelsit se ai është një njohës i mirë i fesë islame dhe se madje e ka praktikuar atë. Gjatë kohës që tregon për vete, Meridiani thotë se disa gjëra nuk i kishte bërë sepse për besimin e tij, ishte diçka e ndaluar. Rigelsi e kupton se Meridiani do të dijë më shumë nga ai, për faktin se në disa sjellje të tij, për besimin që ka Rigelsi, do të quheshin si jo të hijshme ose mëkate. “Unë vërtet kam bërë ca gjëra që nuk i lejon feja, ose më mirë të themi që janë të pahijshme, që me futjen time këtu brenda, afrimiteti ose puthjet me femrat këtu, por është edhe ajo që veprat e mira i fshijnë, ato të këqijat” thotë Rigelsi. “E kam pasur të vështirë të jem pjesë e Big Brother, pikërisht për këtë pjesë, por jam konsultuar me njerëz të fesë edhe këtu, edhe në Amerikë dhe më thanë që provoje sepse ti i di limitet vetes se deri ku mund të shkosh” thotë Rigelsi teksa sqaron Meridianin se përse ka hyrë në Big Brother se përse veprimet e tij nuk mund të shihen si mëkate nga feja që ai praktikon. Rigelsi thotë se ka hyrë në BB7 për dy arsye. Së pari për të fituar çmimin e madh për t’u bashkuar me familjen në Amerikë dhe për të treguar historinë e tij si një shembull për ata që kanë nevojë të ndryshojnë për mirë jetën e tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment