Rigelsi: “E kam shijuar qëndrimin në Big Brother”; Banorët humbin provën

Në studio tashmë ka mbërritur i eliminuari i sotëm, që është Rigelsi. Ai thotë se ka shijuar qëndrimin e tij në Big Brother dhe se nuk ndihet keq për eliminimin, pasi ka shijuar gjithçka. Rigelsi mendon se është penalizuar pas zënkës me Enkelejdin dhe e di që pika e tij e dobët është mënyra se si të menaxhojë ato momente. Rigelsi thotë se feja e ka bërë të jetë një njeri më të mirë por brenda shtëpisë nuk kishte asnjë libër fetar për të lexuar, pasi ata e bëjnë që të ndihet më i fortë dhe të menaxhojë anët e tij negative më mirë. Opinionisti e komplimenton dhe i thotë se ai shpesh ka treguar toleranca që të gjithë do t’i dëshironin. Ndërkohë, Rigelsi ndjek klipin me momentet e tij më të bukura dhe jo të bukura brenda shtëpisë. Ndërkohë, Rigelsi tregon se me Jonën ka pasur një marrëdhënie e cila ka ndryshuar nga hyrja në shtëpi dhe deri më sot, pasi ajo e ka përqafuar dhe e ka përcjellë deri te dera. “Ajo e ka kuptuar që jam njeri i mirë”, shprehet Rigelsi ndërsa largohet. Arbana më vonë lidhet me banorët dhe shikon se ata nuk kanë arritur të mbushin të gjitha vazot, për këtë ajo komunikon se do të kenë 30 për qind më pak buxhet, pasi duhet t’i kishin mbushur të gjitha vazot.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment