Puthje, përkëdhelje e ledhatime mes Eraldit dhe Esidës


Banorët në dhomën e ndenjes vazhdojnë të argëtohen për minuta të tëra me njëri-tjetrin, duke kënduar këngë shqiptare të gjithë njëzëri. Ndërsa biseda mes Eraldit, Esidës dhe Meridianit ka përfunduar, me ta zënë gjumi Meridianin. Esida dhe Eraldi afrohen me njëri-tjetrin dhe fillojnë të përkëdhelen e të përqafojnë njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës për minuta të tëra. Pak minuta më vonë ata fillojnë të pëshpëritin me zë të ulet, duke u afruar tek njëri-tjetri, ndërsa vazhdojnë të ledhatohen. Por nuk kalon shumë dhe ledhatimet e përkëdheljet nuk mjaftojnë për dy banorët. Ata fillojnë të shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin për disa momente dhe vetëm pas pak, të dy i zë gjumi në krahët e njëri-tjetrit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment