Prova ditore: Pikturë

Vëllai i Madh u jep detyrë banorëve për ditën e sotme, të zbulojnë aftësitë e tyre krijuese. Secili prej tyre do të krijojë mbi skicat që do të kenë në dispozicion, projektin e tij, se si mund të pikturohet e të zbukurohet artistikisht një fasadë. Secili prej banorëve do të realizojë dhe do të dorëzojë tek Vëllai i Madh projektin e tij, por kjo detyrë do të vlerësohet në grup. Në fund, Vëllai i Madh do të shpallë vetëm një projekt fitues. Banori që do të shpallet fitues, do të përcaktojë edhe fatin e grupit ku bën pjesë. Vëllai i madh i këshillon të konsultohen me pjesëtarët e grupit , pavarësisht faktit që punët do të jenë individuale. Secili prej tyre ka në dorë bonusin ose penalitetin për veten dhe grupin. Grupet do të jenë të ndara si më poshtë: Grupi i 1:Jona, Viola, Nevila, Meridiani Grupi i 2: Zhaku, Fatjoni, Esida, Katerina Grupi i 3: Matilda, Miklea, Enkelejdi, Visari Grupi i 4: Lori, Valeri, Xhuli, Arditi, Donaldi Banorëve iu komunikohet se në fund të çdo skice, duhet të vendosin emrin e tyre. Menjëherë pas rënien së gongut, banorët nisin provën...
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment