Pjesa më e madhe e banorëve, ende në gjumë

Për minuta të tëra, i vetmi banor që është zgjuar në shtëpinë e Big Brother, edhe pas ndezjes së dritave dhe vendosjes së muzikës nga Vëllai i Madh, është Donaldi. Ai, pasi përfundon me ushtrimet gjimnastikore, shkon në kuzhinë dhe përgatit mëngjesin për veten. Më pas lan enët dhe shkon në magazinë për të hekurosur veshjet për ditën e sotme. Pak më vonë zgjohet Viola e më vonë Jona e Zhaku, të cilët fillojnë të merren me punët rutinë të mëngjesit. Viola e Zhaku qëndrojnë për pak minuta në ambientin afër pishinës dhe fillojnë të komentojnë këngët italiane në sfond. Ndërkohë, pjesa më e madhe e banorëve vazhdojnë të jenë ende duke fjetur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment