Përveç Enekejdit dhe Matildës, të gjithë në nominim


Nominimet vazhdojnë, ndërkohë që çiftet japin vetëm një emër në unanimitet me njëri-tjetrin. Përveç Nevilës dhe Valerit si edhe dy vajzave të cilat nuk janë në çift, Esterinës dhe Julianës, të gjithë banorët e tjerë mund të nominohen, sipas vendimit të Vëllait të Madh. Tashmë është radha e Meridianit dhe Mikelës për të dhënë nominimin e radhës. Ata zgjedhin Arditin, pasi është pasiv me banorët në shtëpi, sipas tyre. Në dhomën e rrëfimit shkon Jona dhe Rigelsi, të cilët vendosin të nominojnë Esidën, për të cilën thonë se njëkohësisht është e fortë por dhe e bezdisshme. Radhën për të nominuar tashmë e ka çifti Violeta-Ardit. Ata vendosin të nominojnë Esidën, pasi sipas tyre, është e zhurmshme, por njëkohësisht, nuk kanë krijuar afrimitet me të. Esterina dhe Juliaana shkojnë në dhomën e rrëfimit për të dhënë nominimin e tyre. Vajzat nominojnë një edhe nga një, jo në prezencë të njëra-tjetrës. Esterina nominon Eraldin, pasi sipas saj, ai nuk ka luajtur në mënyrë të drejtë. Ndërsa, e fundit, Juliana, nominon Jonën, pasi thotë nuk ka krijuar komunikim me të. Kështu, të nominuarit e kësaj jave janë të gjithë banorët që mund të shkonin në nominim, përveç Enkelejdit dhe Matildës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment