Përfundon loja

Esida ishte e para që nisi lojën, duke garuar me Visarin dhe duke dalë fituese. Më pas ishin Meridiani dhe Jona, në një garë që u fitua nga Meridiani. Mes Donaldit dhe Mikelës, gara u fitua nga Donaldi. Çifti i radhës, ishin Nevila dhe Enkelejdi, që nxori fitues Enkeljedin. Gara midis Valerit dhe Lorit, u fitua nga Valeri. Më pas radhën e kishin Zhaku dhe Viola, ku fituese doli Viola. Arditi dhe Xhuli, garuan mes tyre, dhe garën e fitoi Arditi. Çifti i fundit në garë isin Rigelsi dhe Katerina, një lojë që u fitua nga Rigelsi. Fituesit u përballën ne fazën e dyte. Çiftet ishin Meridiani dhe Esida, që nxori fitues Meridianin, Enkeljedi me Donaldin, që u fitua nga Donaldi, Valeri dhe Viola, që u fitua nga Valeri dhe Arditi me Rigelsin, që u fitua nga ky i fundit. Në gjysmëfinale, garuan Meridiani dhe Donaldi, ku fitoi Merdiani dhe Valeri me Rigelsin, që u fitua nga Valeri. Dy finalistët, do të konkurronin me tyre për te nxjerrë një fitues. Në garë kishin mbetur Meridiani dhe Valeri. Gara nxori fitues Meridianin, i cili fitoi një tortë si bonus nga Vëllai i madh, e cila u nda nga Matilda, në 18-ë pjesë për të gjithë banorët.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment