Përçarje dhe xhelozi mes çifteve


Mes Jonës dhe Rigelsit, kanë nisur fërkimet që në orët e para të mëngjesit, e mesa duket ata nuk kanë ndërmend të pushojnë. Në prani të banorëve të tjerë, ajo i thotë Rigelsit se duhet të tregojë kujdes me ndjenjat e tij, pasi i duket se ai po bie në dashuri me të. Rigelsi nuk e pret mirë këtë, duke shtuar se po vazhduan kështu ai do t'i japë divorcin.Të dy vazhdojnë të debatojnë mbi të njëjtën temë. Në oborr, Nevila dhe Arditi diskutojnë në lidhje me afrimitetin e Eraldit me Violetën. Arditi mundohet të ruajë qetësinë, duke i thënë se nuk është faji i Eraldit, pasi Viola është një femër e bukur, por atë nuk e shqetëson kjo gjë dhe nuk ndihet xheloz për këtë fakt. Përfundon ai bisedën, duke shtuar se të gjithë këtu kanë ardhur të fitojnë vetëm.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment