Për qëndrimin në Big Brother, Viola: “Nuk shkoj mirë me vajzat se janë xheloze”

Eraldi e Viola flasin për përvojën që po kalojnë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. Ajo tregon se i pëlqen shumë kjo eksperiencë që po kalon, pasi po e mëson të jetë më e duruar. “Mua kur s’më pëlqen dikush, i largohem, por këtu duhet të rri me të gjithë”, shprehet Viola. Ndërsa pyetjes së Eraldit se cili nga banorët nuk i pëlqen, ajo i përgjigjet: “Vajzat nuk më pëlqejnë shumë, pasi janë xheloze”. Viola thotë se ndihet shumë mirë me meshkujt, pasi nuk e duron dot xhelozinë e vajzave për të. “S’më pëlqen xhelozia, intriga. Kur ka dy goca, ka gjithmonë xhelozi”, vazhdon të shprehet Viola, ndërsa nga banoret femra, veçon Nevilën. Ata vazhdojnë të bisedojnë ende, ndërsa tregojnë për shoqërinë e tyre dhe ngjarje nga jeta. Viola thotë se ka shumë shoqe, por gjithmonë marrëdhënia e saj me meshkujt është më e mirë. Ndërsa Eraldi thotë se ka vetëm tre shokë, të cilët i konsideron miq. Më pas flasin për vendet që u pëlqen të vizitojnë. Viola tregon se ndihet mirë në Shqipëri, por në përgjithësi nuk i pëlqen që të qëndrojë në një vend. Ajo thotë se kërkon gjithmonë që të jetë në lëvizje nga njëri vend në një tjetër. Ndërsa në planet e saj sapo të dalë nga Big Brother, Viola tregon se ka hapjen e një biznesi, por pas ca pushimeve të gjata, për të cilat thotë se ka shumë nevojë. Ajo më vonë shkon në kuzhinë dhe fillon të merret me gatimin për të gjithë banorët, ndërsa pak nga pak fillojnë të zgjohen edhe banorët e tjerë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment