Palestër në shtëpinë e Big Brother; Banorët bëjnë buxhetin


Vëllai i madh ka menduar për të mirën e banorëve tanë dhe u ka bërë ditën e sotme një surprizë. Në oborr është vënë këndi i palestrës, që të gjithë banorët të kenë mundësinë të ushtrohen dhe të mbajnë trupin në formë. Përveç palestrës në oborr, një pistë e madhe vrapimi është vendosur në mjediset e dhomës së ndenjies. Banorët e parë që provojnë veglat e palestrës janë Arditi dhe Violeta. Arditi vishet sportiv dhe fillon të bëjë gira. Violeta bën gira dhe ushtrime për barkun. Edhe Enkelejdi është shumë i kënaqur dhe e falënderon nga zemra Vëllanë e Madh për këtë surprizë kaq të bukur. Ndërkohë që Nevila del nga dhoma e rrëfimit me zarfin e buxhetit javor. Ajo zgjon një pjesë të banorëve që janë në gjumë, pasi të gjithë duhet të jenë të pranishëm dhe të japin mendimin e tyre për ushqimet që do blihen. Më pas të gjithë banorët mblidhen në dhomën e ndenjies. Nevila lexon zarfin e buxhetit javor. Enkelejdi është ai që do të shkruajë të gjitha produktet që duhen blerë. Të gjithë banorët japin mendimin e tyre për ushqimet që janë më të nevojshme, përveç Arditit që rri i veçuar dhe nuk merr pjesë në bërjen e buxhetit javor.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment