Opinionisti jep mendimin e tij për situatën në shtëpi gjatë kësaj jave

Arbana i fton të gjithë banorët që të hyjnë në shtëpi, ndërsa komunikon se do të ndjekin një klip me ngjarjet më të bukura të kësaj jave në shtëpinë e Big Brother. Duket se ka pasur shumë momente argëtuese dhe gazmore mes tyre dhe të gjithë qeshin teksa i shikojnë këto momente. Arbana kujton se nuk ka pasur absolutisht vetëm momente të bukura, por veç tyre ka pasur edhe ngjarje të tjera për të cilat do të flasim më vonë. Opinionisti, Armand Peza, jep mendimin e tij për ngjarjet e kësaj jave. Ai thotë se ka parë një larmi ngjarjesh, por veçon se banorët e vjetër kanë qenë shumë agresivë ndaj të rinjve. Ai thotë se ka fituar shumë teren Valeri me thashethemet e tij. Ndërsa për Meridianin thotë se është dominant krahasuar me të tjerët. Armandi thotë se banorët e rinj janë integruar shumë mirë brenda shtëpisë. “Por, jemi bezdisur duke folur për lojën vazhdimisht”, thekson Armandi për banorët. Ndërkohë, Arbana kujton se brenda shtëpisë ka pasur një situatë shumë të rëndë, e cila ka degraduar në një sherr mes banorëve. Por për këtë duhet të flasin vetë banorët pak më vonë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment