Opinionisti: “Eraldi e ka paragjykuar Esterinën”; Eraldi dhe banorët: “S’ka pasur paragjykim”


Arbana flet për njërën prej banoreve të shtëpisë së Big Brother, dhe bëhet fjalë për Esterinën. Ajo kujton se Esterina vjen nga komuniteti rom dhe ka pasur një jetë shumë të vështirë. Arbana kërkon një komunikim me Esterinën, duke e pyetur për ecurinë e kësaj jave për të dhe marrëdhënia me banorët e tjerë. Ajo tregon së është ndier më mirë pa Eraldin, sesa në çift me të. Arbana i fton të ndjekin një klip të Esterinës, ku ajo flet me pjesën tjetër të banorëve për jetën e saj. Esterina thotë se ka një debulesë të veçantë për gjyshin. Gjithashtu tregon se prindërit e saj janë divorcuar për shkak të një tradhtie të të atit. Ndërsa vazhdon të flasë për jetën, ajo tregon se ka një motër dhe një vëlla më të madh, të cilët nuk i njeh por do të donte shumë t’i njihte. Esterina preket teksa shikon klipin dhe fillon të qajë. Më pas Arbana e pyet për mendimin që ajo ka rreth arsyes së largimit të Eraldit prej saj. Esterina mendon se është Esida ajo që e ka bërë për vete Eraldin, dhe se Eraldi nuk ka investuar aspak për të. Ndërsa më vonë Arbana e pyet Eraldin se sa mund ta ketë paragjykuar faktin që ajo vjen nga komuniteti rom, por Eraldi nuk e pranon kurrsesi. Edhe vetë Esterina e mohon këtë fakt, duke thënë se nuk e beson se Eraldi e ka paragjykuar. Ndërsa opinionisti mendon ndryshe. Ai thotë se Eraldi e dinte origjinën e saj dhe kjo ka qenë një nga arsye që e ka shtyrë për të zgjedhur një tjetër partnere. Eraldi thotë se nuk paragjykon asgjë në botë dhe jo më prejardhjen raciale. Edhe banorët e tjerë mendojnë se nuk ka pasur asnjë paragjykim nga ana e Eraldit për Esterinën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment