Një vajzë, shpëton një djalë; Matilda shpëton Fatjonin


E para që shkon në dhomën e rrëfimit, është Juliana. Ajo tregon se shpëton Arditin prej nominimit, edhe pse thotë se është shumë e zhgënjyer prej tij, për shkak të një bisede që ka bërë me Violetën. “Fatjoni nuk më shpëtoi javën e kaluar dhe nuk dua ta shpëtoj”, shprehet Juliana. Pas saj, në dhomën e rrëfimit shkon Esterina. “Do të doja të shpëtoja Eraldin, por shpëtoj Fatjonin”, shprehet ajo. Pas Esterinës, radha në dhomën e rrëfimit është për Matildën, e cila shprehet: “Unë do t’ju habit pak, sepse do të shpëtoj Fatjonin”. Ajo thotë se nuk e njeh shumë mirë Fatjonin dhe do që ta njohë edhe më mirë. Kjo gjë shkakton të qeshura tek Arbana dhe publiku, ndërsa Matilda vazhdon të luajë rolin sikur nuk e njeh Fatjonin, pasi nuk është në dijeni që publiku di gjithçka për martesën mes të dyve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment