Një klip surprizë me familjen për Katerinën

Pas klipit me ngjarjet e saj gjatë javës në shtëpinë e Big Brother, për Katerinën shfaqet një klip surprizë më prindërit dhe vëllanë e saj. E ëma tregon se Katerina e ka diskutuar hyrjen e saj në Big Brother për shkak të sëmundjes që e ëma ka, por në fund me shtysën që i kanë dhënë prindërit, ajo ka vendosur të hyjë. Ata tregojnë se në moshën 3 vjeç e gjysmë Katerina ka pësuar një djegie të shkallës shumë të rëndë, që i ka kushtuar edhe jetën. Të tre i urojnë qëndrim sa më të mbarë dhe i tregojnë se e mbështesin dhe e ndjekin gjatë gjithë kohës. Katerina preket dhe fillon të qajë teksa i dëgjon, ndërsa fillon të tregojë për djegien që ka pësuar. Ajo thotë se shenjat e djegies ende nuk i kanë ikur por ka filluar ta pranojë vetën ashtu siç është, pasi sipas saj, nuk ka njerëz perfektë në këtë botë. Më vonë, ajo bashkohet me pjesën tjetër të banorëve, të cilët e presin duke e përqafuar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment