Nevila uron nënën e saj biologjike dhe nënat në fshatin SOS


Ndërkohë, nominimet vazhdojnë. Viola shpëton Enkelejdin, pasi thotë se i jep shumë pozitivitet. Ndërsa Nevila zgjedh Arditin sepse shkon shumë mirë me të dhe do që ai të jetë ende në shtëpi, për ta parë lojën e tij. Nevila ndërkohë uron nënën e saj biologjike, edhe pse mund të mos e meritojë, sipas saj. Gjithashtu, ajo përshëndet dhe uron nënën e saj të fshatit SOS, nëna Zanën dhe nëna Mozën. Ai që shpëton nga djemtë, është vetëm Arditi, ndërsa të gjithë djemtë e tjerë janë të nominuar. Arbana komunikon zyrtarisht hapjen e televotimit. Ndërkohë, vajzat të mbledhura në të njëjtin ambient, urojnë njëra-tjetrën për festën e 8 Marsit. Ndërsa djemtë, të veshur,sipas urdhrit të Vëllait të Madh, presin momentin për të dalë të performojnë për vajzat.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment