Nevila tenton të pajtojë Arditin dhe Valerin;- Diskutime në grup

Nevila, Jona, Matilda dhe Juliana kanë biseduar gjatë ditës për raportin që është krijuar mes Valerit dhe Arditit. Ata kanë pasur një marrëdhënie të mirë deri përpara disa ditësh, por tashmë të dy ironizojnë vazhdimisht njëri-tjetrin. Nevila mendon se duhet që vetë vajzat të bëjnë të mundur që ata të dy të sqarojnë keqkuptimet që kanë dhe të rregullojnë marrëdhëniet sepse në këtë pjesë po del i fituar grupi i Meridianit. Nevila u kërkon Valerit dhe Arditit që të diskutojnë dhe bashkë me Matildën, Jonën dhe Julianën ulen të sqarohen. “Bashkë me vajzat kemi menduar se ju të dy duhet të sqaroheni sepse na pëlqen që të kemi një raport të mirë, ashtu si në fillim” u thotë Nevila Arditit dhe Valerit. Arditi fillon të flasë duke thënë “problemi im është se më ka nënvlerësuar shumë duke thënë unë di, ti nuk di”. Valeri nuk e pranon arsyen e Arditit dhe i thotë “absolutisht jo, unë kam thënë unë di për gjërat që di unë dhe ty kjo gjë të ka bezdisur, por asnjëherë nuk kam thënë se ti nuk di”. Dy djemtë debatojnë dhe vajzat ndërhyjnë duke u thënë “kemi ardhur për t’u sqaruar, jo për të debatuar”. Valeri ka thënë se ai nuk i lejon grupet dhe nuk është grup, ndërsa Arditi nuk ndan të njëjtin mendim me të, dhe thotë se veprimet dhe shprehjet e Valerit tregojnë se ai është në një grup. Juliana mundohet të sqarojë djemtë duke u thënë “ne, asnjëri nuk pranon se jemi grup, ne kemi ide të përbashkëta për diçka, kjo nuk do të thotë se jemi një grup”. Në këtë mënyrë diskutimi zhvillohet për grupin, nëse janë grup, apo jo.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment