Nevila fiton sprovën: Një dhuratë për të gjitha vajzat për 8 Marsin


Arbana i fton të gjithë banorët dhe publikun që të ndjekin një klip për lojërat mes banorëve, si edhe momentet e argëtimit mes tyre gjatë kësaj jave. Pasi i diskuton me banorët momentet e tyre të këndshme, Arbana fton Nevilën që të dalë në oborr bashkë më vajzat e tjera, duke e vendosur atë në një sprovë, nga e cila do të varet e ardhmja e vajzave të tjera. Pasi ia shpjegon lojën, Arbana i tregon se nëse fiton sfidën, do të fitojë një dhuratë të madhe për të gjitha vajzat për festën e 8 Marsit, ditën e nesërme. Nevila mundohet të mbajë topin me këmbë, duke i numëruar të gjitha herët, edhe pse ankohet që topi nuk është shumë mirë i fryrë. Ajo tregon se ka mundur të bëjë 86 xhonglime, ndërkohë që Vëllai i Madh i kishte vënë një shifër prej 50 xhionglimesh. Kështu, Nevila fiton sfidën dhe dhuratën për vajzat dhe të gjitha futen të gëzuara në shtëpi, ndërkohë që Arbana e komplimenton Nevilën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment