Në studio, dy të eliminuarit e parë: Andia dhe Ervini


Arbana fton në studio dy të eliminuarit e parë, Andian dhe Ervinin, të cilët siç jemi njoftuar, do të jenë pjesë e spektaklit në çdo javë. Pas pyetjes së Arbanës se si e ka kaluar këtë javë, Andia thotë se ka qenë një javë e qetë, por është kritikuar nga të gjithë njerëzit jashtë për arsyen se përse e bëri. Ajo sqaron se nuk e ka biseduar me Ervinin vendimin që do të merrte, pasi nuk e dinte që do të arrinte ta penalizonte, madje për këtë i kërkon falje. Ervini thotë se e kuptoi shumë mirë arsyen e saj, pasi deri diku edhe vetë ndodhet në të njëjtën situatë, duke qenë se ka jetuar larg familjes, por do të ishte më e drejtë që ta diskutonte më parë me të para se të merrte një vendim. Arbana mendon se i vetmi që e vuan këtë situatë, është Ervini, pasi Andia ka marrë vendimin e duhur, ashtu siç e ka ndier në atë moment. Ndërsa Armand Peza e përgëzon për vendimin, pasi mendon se ishte i duhuri dhe nuk e paragjykon për këtë. Ndërsa për Ervinin thotë se përgëzon qetësinë që e karakterizon. Pasi përshëndetet me dy banorët, Arban njofton se këtë natë do të ketë një banor të eliminuar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment