Mikela ushtrohet me grupin; Esida bisedon për nominimet: Rigelsi ka më shumë shanse për të dalë sonte nga shtëpia

Banorëve nuk u ka ngelur edhe shumë kohë për të mësuar kërcimet që kanë pasur si provë gjatë javës. Ata janë ushtruar gjatë, por duket se ende kanë dyshime për lëvizjet, pasi shumë prej tyre, nga të dyja grupet, nuk i kanë shumë të qarta, duke i ngatërruar hapat herë pas here. Mikela ka mbledhur në sallon grupin e saj, duke bërë dhe ribërë prova në mënyrë që të përmirësohen. Ajo u kërkon banorëve të kenë mendjen, që të mos humbasin asnjë hap dhe të shohin njëri-tjetrin, në mënyrë që të jenë të harmonizuar, në të kundërt, nëse dikush del nga radha, do të humbasin pa dashur kohën dhe kjo do t’i çorientoje, duke e bërë më të vështirë kërcimin. Ndërkohë që grupi i Mikelës ushtrohet, Esida dhe Meridiani flasin për nominimet. Ata diskutojnë mes tyre se sa probabilitet kanë për të dalë, njëri apo tjetri. Viola futet në dhomë dhe Esida i tregon se sa e paduruar është për natën e sotme, që të shohë kush do të dalë, pasi është shumë kurioze. Sipas mendimit të saj, Rigelsi ka më shumë shanse për të dalë sonte nga shtëpia. Ajo pyet Violën për të njëjtën gjë, por ajo i përgjigjet se nuk e ka idenë dhe nuk do të mendojë për këtë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment