Mikela për futjen e Arbrit: Qëllimi u arrit,-Banorët bëjnë buxhetin

Banorët diskutojnë për një kohë të gjatë në oborr, por një pjesë e tyre vendosin që të lëvizin. Mikela shkon në dhomën e gjumit dhe aty ndodhet edhe Lori. Të dyja vajzat fillojnë të flasin për futjen e Arbrit në shtëpi dhe reagimin e Julianës për të. Lori thotë se nuk do të vepronte asnjëherë si Juliana dhe shprehet “kemi parë çuna të bukur plot, por femra duhet të ketë një çikë karakter”. Mikela nuk gjykon Julianën në këtë pjesë, por flet për banorët dhe pasojat që solli në shtëpi futja dhe dalja e Arbrit. “Ai hyri për atë që hyri dhe doli sepse qëllimi u arrit, efektin e bëri, por këta nuk e kuptojnë” thotë Mikela. Fakti se në shtëpi ndodhën mjaft debate për futjen e Arbrit, reagimin e Visarit dhe më pas debatin e tij me Julianën, Mikela e quan një mision të arritur nga ana e Arbrit. Ai trazoi ujërat në shtëpi edhe me vetëm pak orë qëndrimi. Më pas dy vajzat shkojnë në dhomën e ndenjes ku janë mbledhur të gjithë banorët sepse ka ardhur momenti që të bëjnë buxhetin e javës. Pasi Jona lexon zarfin e buxhetit, banorët nisin nga diskutimet për të hartuar listën e produkteve që duhet të blejnë këtë javë. Ata kanë 30% më pak buxhet dhe u duhet që të bëjnë mirë llogaritë për të mos e ndjerë më pas mungesën e ushqimeve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment