Mikela mëson se Barcelona ka fituar; Provë për banorët

Pas largimit të miqve të Mikelës, Arbana lidhet me banorët dhe i fton që të ndjekin një pjesë tjetër nga ndeshja me Barcelonën dhe Realin, pasi Mikela ka parë vetëm një pjesë të ndeshjes. Ata shikojnë ndeshjen dhe Mikela brohoret teksa mëson së në fakt Barcelona e ka fituar ndeshjen. Arbana u kërkon banorëve të ndjekin një klip me provën që kanë pasur për seleksionimin e mbeturinave. Pas klipit, ajo i sqaron se ata duhet të kryejnë një provë, pasi nga banorët përzgjidhen vetëm shtatë banorë për kryerjen e provës. Banorët marrin disa vazo bosh, në të cilat do të ndajnë veç e veç disa produkte brenda një kohe të shkurtër që zgjat sa tri këngë shqiptare. Banorët fillojnë nga puna me shpejtësi, ndërsa Arbana i lë të vazhdojnë të qetë, duke pritur në studio Rigelsin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment