Mikela-Meridian komplimente për Eraldin, Esida: “Ishte i padjallëzuar”

Banorët bisedojnë në dhomën e gjumit, teksa Zhaku pyet për Eraldin. Esida, Meridiani dhe Mikela nisin t’i tregojnë ngjarjen dhe situata që ndodhën në shtëpi, por edhe veprimet që mendojnë se e penalizuan, deri në daljen e tij nga shtëpia. Esida i tregon Zhakut se Eraldin e penalizoi Esterina, për faktin e paragjykimit, ndërsa Meridiani thotë se ai nuk duhet të ndërronte partnere, pasi bëri shumë gabim që e ndërroi Esterinën me Esidën. Mikela thotë se Eraldi e tha hapur se ka ardhur për lojë, ndërsa Meridiani shprehet se Eraldi ngriti Esidën dhe uli veten e tij, duke u zbehur fare si lojëtar në shtëpi. Zhaku e pyet Esidën, nëse u mërzit kur doli Eraldi. “Nuk e prisja, më janë prerë krahët fare kur doli çifti Matilda dhe Fatjoni dhe më hyri frika se do dilte Eraldi”, thotë Esida. Meridiani mendon se po të kishte shpëtuar atë javë nga nominimi, Eraldi do ishte akoma këtu. Mikela thotë se na hahej shumë muhabeti me Eraldin, ndërsa Meridiani thotë se ishte shumë tip pozitiv dhe i padjallëzuar. Esida, nga ana e saj, shprehet se Eraldi ishte fare i padjallëzuar, duke thënë se për të e vinte dorën në zjarr. “Nuk e di si e ka jetën jashtë, por këtu brenda ishte më pozitivi”, shprehet Esida. Meridiani shpjegon se Eraldi u paragjykua keq për një mimikë fytyre, pasi nuk arriti dot ta mbronte veten e tij. Esida thoshte se e kishte tonin e zërit shumë të lartë, prandaj ajo herë pas herë i thoshte ule zërin. Ajo pranon se Eraldi e thoshte në mënyrë të pafajshme se po bënte lojë, pasi ai nuk ishte i djallëzuar të bënte lojë. Esida mendon se ai ka dalë keq, pasi ata të dy e nisën si lojë, pastaj Eraldi shprehu simpatinë ndaj saj, pastaj ai përgjigjej tjetër për tjetër kur e pyesnin banorët e tjerë dhe kjo tregoi paqëndrueshmërinë e tij. Më pas banorët fillojnë të flasin për lojën në shtëpi, duke pranuar se kur e shikon nga jashtë Big Brother-in, është komplet ndryshe me përjetimin në shtëpi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment