Meridiani-Fatjonit: Je hije, nominimi të vuri në lëvizje


Banorët janë ulur tek kolltukët e bardhë dhe bisedojmë. Meridiani herë pas herë ngacmon me fjalë Fajtonin, në fillim për puthjen si lojë me Matildën, pastaj për qëndrimin në shtëpi. Ai e konsideron Fajtonin si hije dhe tani që është në nominim ka filluar të flasë. Fajtoni e mohon këtë fakt, duke i thënë që kjo është loja e tij. “Unë luaj me letra të fshehura”, shprehet Fatjoni. Meridiani vazhdon ngacmimet dhe qesh, duke i thënë: “Ti nuk ke nevojë t’i fshehësh letrat, pasi i ke të tejdukshme”. Batutave të Meridianin, i shtohet edhe Eraldi. Ai kritikon Fatjonin për mënyrën e të folurit, duke i thënë që sa herë ka ndonjë gjë për të thënë, nuk flet por ul kokën dhe përshpërin. Sipas Eraldit, ky është një defekt i Fatjonit, sepse njerëzit kur flasin duhet të shikohen në sy dhe jo të kthejnë kurrizin. Fatjoni nuk është dakord me 2 djemtë dhe i refuzon kritikat ndaj tij. Ai thotë i vendosur se sa herë ka ndonjë gjë për të thënë e thotë, por nuk është faji i tij se Meridiani i konsideron të gjithë banorët budallenj. Meridiani vazhdon ngacmimet e tij dhe shprehet se banorët në shtëpi nuk pranojnë asnjë kritikë ndaj njëri-tjetrit. Enkelejdi ndërhyn dhe thotë se askujt nuk i pëlqen t’i thonë budalla. Matilda është ulur pranë Eraldit, por nuk ndërhyn në bisedë, edhe pse duket shumë në siklet. Fatjoni është i vendosur të mos pranojë asnjë kritikë dhe i thotë Meridianit: “Ti nuk je askush që të gjesh të metat e mia”. Meridiani këmbëngul dukë i thënë Fatjonin: “Nëse je mërzitur shoku kërko të dalësh”, por Fatjoni ia kthen direkt: “Do të bëj ty të dalësh, pastaj do dal vetë”. Ashtu siç bën në çdo diskutim, Meridiani fut në debat edhe Danielën. Ai i thotë Fatjonit që ti po merr në qafë Danielën, pasi nuk e ke kuptuar rëndësinë e lojës së çifteve. Daniela ndërhyn dhe kërkon që ta lënë këtë bisedë, pasi i përket vetëm asaj dhe Fatjonit. Enkelejdi mbyll debatin mes djemve dhe thotë se nuk e kupton pse duhet të djegim energji duke u zënë, në vend që të diskutojmë tema me rëndësi për publikun. Por Meridiani është i mendimit se në shtëpi nuk duhet të qëndrojnë banorë që nuk bëjnë asgjë dhe shprehet: “Duhet të ndihmojmë të vihen në lëvizje parazitët që rrinë në shtëpi”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment