Meridiani e Juliana debatojnë; Juliana: “Do t’i nxjerr jashtë si grup”


Pas debatit që bëri me Danielën, Juliana fillon të flasë në nerva e sipër e të ankohet për formimin grupeve në shtëpi dhe për ndryshimin e sjelljes së disa prej banorëve. Kjo gjë duket se e shqetëson Meridianin, i cili i bën të qartë se secili prej tyre është i lirë që të kalojë ditën me cilin prej banorëve të dojë dhe nuk është i detyruar të rrijë me ata të cilët nuk ka përputhje karakteri e mendimesh. Ai merr si shembull veten dhe tregon se me disa prej banorëve e ka të pamundur të shkëmbejë qoftë edhe një bisedë, ndërkohë që ngre zërin, duke i bërtitur Julianës. Ndërsa nga ana tjetër ajo mendon se të gjithë duhet të qëndrojnë së bashku dhe se formimi i grupeve është diçka negative për të gjithë banorët. Pak më vonë Juliana shkon për të zgjuar Valerin nga gjumi, ndërsa i tregon atij për debatet që ka pasur gjatë ditës së sotme. “Unë do t’i nxjerr jashtë të gjithë ata si grup”, shprehet Juliana. Ndërsa Valeri i sugjeron asaj të bashkëpunojë me Esidën pasi ka shumë besim te mënyra se si mund të bëjnë një lojë së bashku. Juliana shkon dhe i dhuron një puthje në faqe atij. Ndërsa Meridiani i qëndron afër Danielës dhe e qetëson pas debatit të saj me Julianës. Ajo thotë se është e qetë, por i vjen inat me veten që ka ulur veten në nivelin e Julianës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment