Meridiani dhe Matilda provokojnë njeri-tjetrin:- Arditi dhe Valeri më në fund pajtohen

Matilda shkon në dhomën e gjumit ku ndodhet Esida dhe Meridiani. Ajo bashkohet bisedën e tyre duke folur kundër Valerit. Megjithëse Matilda flet kundër Valerit dhe Grupit, duket se Meridiani dhe Esida nuk i besojnë. Meridiabi e provokon Matildën edhe në lidhje me Jonën, por edhe ajo nuk bie pre e ngacmimeve të tij, pasi edhe ajo nuk u beson atyre dyve. Kështu Matilda dhe Meridiani provokojnë njëri-tjetrin në lidhje me grupet dhe debatin që po ndodh mes Arditit dhe Valerit, por asnjëri nuk bie pre e provokimit, sepse të gjithë dyshojnë te njëri-tjetri. Ndërkohë në dhomën e katit të dytë diskutimi vazhdon. Valeri dhe Arditi vazhdojnë sqarimet në lidhje me situatat dhe fjalët e transformuara të Meridianit. Ndër të tjera Valeri thotë se pavarësisht lojës që bën Meridiani, ai është lojtar i fortë, ndërsa, Arditi thotë “ai këtë është off, nëse s’del nesër, del javës tjetër”. Më pas ata e kthejnë bisedën në shaka, duke ngacmuar njëri-tjetrin për ato që do të ndodhin në vazhdim. Në fund ata vendosin që të dalin të pinë cigare dhe Valeri shkon dhe përqafon Arditin. Banorët e tjerë e presin me gëzim këtë veprim të tyre dhe kështu më në fund ata të dy pajtohen.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment