Matilda trillon një histori për veten


Jona kërkon të dijë më shumë për jetën e Matildës dhe e pyet nëse ka të dashur. E zënë ngushtë nga kjo pyetje , Matilda shumë e dyzuar për t’i thënë të vërtetën i thotë se ka të dashur, por nuk mund të flasë më shumë për këtë, duke ngritur pikëpyetje tek Jona. Ajo ngul këmbë të dijë të vërtetën, por Matilda i thotë se nuk mundet, pasi ai nuk do që ajo të flasë për të. Jona e keqkupton të gjithën, duke menduar se posesiviteti i tij, ka qenë arsyeja që ata janë ndarë. Matilda përfiton nga kjo dhe për ta anashkaluar bisedën i lë të kuptojë se kishte të drejtë. Duke parë që Jona e bleu historinë e saj, ajo nis ta pasurojë edhe me detaje të reja. Duke trilluar një histori komplet ndryshe nga e vërteta. Ajo i tregon si i dashuri i saj, nuk donte që ajo të vinte në Big Brother dhe kjo ishte arsyeja që ata u ndanë. Jona e pyet, nëse ai po e pret jashtë, por Matilda i përgjigjet se ardhja e saj këtu, e ndau përfundimisht nga ai. Jona mundohet ta ngushëllojë, ndërsa Matilda vazhdon me tej me trillimin e historisë së saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment