Matilda pranon planin e Enkeleidit për të ngacmuar Fatjon


Në shtëpi ndizen dritat dhe si zakonisht vendoset edhe muzika në sfond. Kështu banorët fillojnë që të zgjohen. Gjatë kohës që merren me punët personale të mëngjesit ata nisin edhe të bisedojnë duke u ngacmuar herë pas here. Enkeleidi gjatë spektaklit puthi Julianën, por Fatjoni u shpreh se nuk e sheh si normale këtë gjë. Kështu banorët fillojnë ta ngacmojmë. Teksa janë duke pirë kafe në oborr djemtë ngacmojnë Fatjonin duke i thënë se çfarë do të bënte ai nëse Vajzat do të donin ta puthnin dhe Fatjoni u thotë “duhet t’u mbushni mendjen vajzave që të vijnë tek unë”. Enkeleidi shkon pranë vajzave dhe u kërkon atyre bashkëpunim për t’i bërë lojë fajtonin. Matilda tregohet e gatshme dhe merr ushqimin në pjatë dhe shkon ulet pranë Fatjonit. Ky i fundit e kupton dhe i thotë me zë të ulët “hë edhe ti u bëre pjesë e lojës?” dhe qesh. Matilda i lë të kuptojë se kjo është ajo që duan banorët e tjerë dhe ajo po luan që ata të mos dyshojnë për asgjë. Më pas në oborr dalin edhe banorë të tjerë. Juliana dhe Matilda vazhdojnë të ngacmojnë me fjalë Fatjonin dhe të njëjtën gjë vazhdojnë të bëjnë edhe djemtë. Kështu mëngjesi shoqërohet me shaka e ngacmime.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment