Matilda për Fatjonin: Do ta vras!

Matilda është në tavolinë me Jonën, duke diskutuar. Ajo sheh Fatjonin që qëndron pranë Julianës. E nervozuar për këtë fakt ajo shprehet: Do ta vras! Jona e pyet se përse ajo është aq xheloze për Julianën, pasi ai edhe me atë ka bërë bisedë siç bën me Julin, por kjo nuk do të thotë që ajo ka gjë me Fatjonin. Matilda i thotë se nuk mund t’ia shpjegojë dot se si është situata, se brenda kanë ndodhur disa gjëra që nuk ia shpjegon dot tani. Jona thërret Fatjonin, në mënyrë që ta largojë nga Juliana, por ai nuk lëviz vendit, duke bërë sikur nuk dëgjon. Matilda i thotë të mos e thërrasë më, pasi ai nuk e kupton që duhet të largohet vetë, pasi është 'i trashë'. Pas kësaj, ato shkojnë dhe ulen në sallon, duke diskutuar sërish mbi të njëjtën temë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment