Matilda: “Nuk duhet të krijoje afrimitet”; Fatjoni: “S’ke motiv për të xhelozuar”

Pas një diskutimi të gjatë me tone të ashpra e me një nervozizëm të tepruar nga ana e Matildës kundrejt Fatjonit në magazinë, banorët rrinë për disa minuta në ambiente të ndryshme. Qëndrimi larg njëri-tjetrit bën që situata të qetësohet disi mes tyre. Ndërkohë, Fatjoni ndodhen në ambientin e parabanjës dhe aty pas pak shkon edhe Matilda. Ata fillojnë të flasin normalisht si fillim, por më pas biseda devijon sërish në një diskutim të ashpër. Ajo i bën të qartë se përgjegjësi për gjithë këtë situatë është vetë ai, pasi ai me sjelljen e vet i ka krijuar afrimitet dhe konfidenca Julianës, gjë që duhet ta bënte për dy apo tre muaj të tjerë, sipas saj. Ajo madje merr shembull edhe disa nga banorët e tjerë, teksa thotë: “Të tjerët kanë thënë që janë të fejuar apo të martuar, ndërsa ti doje të bëje beqarin”. Ndërsa Fatjoni mundohet ta qetësoje, duke i thënë se ai mund ta vazhdojë lojën e vet si të dojë, pavarësisht se si e ka nisur dhe se ajo nuk ka asnjë arsye për të xhelozuar. “Të duket normale ty që t’i bësh masazh asaj në syrin tim?”, e pyet sërish Matilda, duke i kujtuar situatat që e kanë bërë të ndihet keq në prezencë të saj. Ajo mendon se ai e ofendon me afrimitetin që krijon me Julianën në momentin që Matilda është e pranishme aty. “Të duket normale që e pranove që ditën e dytë, kur mund t’i thoshe “ik se nuk të njoh”? A të duket normale”, vazhdon ta pyesë Matilda, duke e vendosur në vështirësi. Ai e qetëson duke i thënë që ajo duhet të mos merakoset aspak, pasi nuk do ta teprojë në asnjë moment. Ndërsa shikon se Matilda nuk e kupton dhe fillon sërish të nervozohet, Fatjoni largohet, duke i thënë se do të shkojë në dhomë për të fjetur gjumë. Pas tij, edhe Matilda shkon e shtrihet në krevatin e saj për të fjetur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment