Matilda: “Nuk dua t’i bëj masazh Enkelejdit, le të penalizohem”

Esida, Viola dhe Eraldi bisedojnë në dhomën e gjumit, teksa aty vjen Matilda. Esida e pyet Matildën nëse ia bëri Enkelejdit masazhin dhe ajo përgjigjet jo. Violeta i tregon Matildës se ajo mbaroi punë me Arditin, duke i bërë masazh pesë minuta me bluzë veshur. Matilda merr shkas nga kjo dhe fillon të tallet me Enkelejdin. Ajo tregon se ai i ka kërkuar t’i bëj minimumi 30 minuta masazh, por ajo nuk ka pranuar, duke i thënë se nuk është as kineze, as japoneze të bëj një gjë të tillë. Violeta e këshillon t’i bëjë pesë minuta, ndërsa Matilda këmbëngul duke thënë, se Enkelejdi nuk do aq dhe ajo nuk është dakord që t’i bëj pesë minuta masazh dhe sërish të penalizohet. Eraldi e pyet se përse nuk e bën, kur të gjithë vajzat e bënë, ajo përgjigjet: “Nuk dua t’ia bëj, nuk më do qejfi. Nuk më duhet se çfarë bëjnë vajzat e tjera, unë nuk ia bëj, le të penalizohem”. Esida e këshillon t’ia bëjë masazhin, pasi nuk ka pse penalizohet kot, ndërsa Matilda shprehet: “Ka gjëra që nuk i bëj për lojë”. Banorët i thonë Matildës, se Enkelejdi ka ditëlindjen, prandaj është mirë t’ia bëj, por ajo nuk pranon, duke thënë se ai nuk duhet t’ia caktojë me detyrim sa minuta masazh duhet t’i bëj. Eraldi justifikon Enkelejdin, duke i thënë që ai i thotë kështu, në mënyrë që ajo t’i bindet rregullave. Matilda shumë e vendosur thotë se nuk ekziston asnjë mundësi, që ajo t’i bëjë masazh Enkelejdit zhveshur, duke u shprehur se ajo e di vetë shumë mirë se çfarë po bën. Ndërkohë në kuzhinë, Meridiani po gatuan tortë për ditëlindjen e Enkelejdit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment