Matilda nuk do t’i bëjë masazh Enkelejdit

Matilda ka vendosur të mos i bëjë masazh Enkelejdit dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer atij, ndaj nis të debatojë me të. Jona ndërhyn mes të dyve, për të të thënë dhe ajo fjalën e saj, duke krijuar disi rrëmujë. Pavarësisht kësaj, Matilda duket e palëkundur në vendimin që ka marrë. Ajo ka vendosur të mos e bëjë këtë gjë, duke ia shprehur edhe Enkelejdit. Ai vazhdon të jetë i paqartë për arsyen e saj, duke i shpjeguar, se ai është sjellë shumë mirë me të, për t’ia shpërblyer në këtë mënyrë, duke i renditur rastet. Kjo e fundit e nervozon edhe më shumë Matildën, që i kërkon që të mos bëjë më asgjë për të, nga sot e tutje. Enkelejdi ngrihet nga tavolina, duke lënë ushqimin përgjysmë dhe largohet.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment