Matilda: “Nëse e tejkalon, do të dalim të dy jashtë”; Fatjoni: “Meritoj të jem brenda”

Festa vazhdon mes banorëve të shtëpisë së Big Brother, të cilët edhe pse janë zgjuar më herët se zakonisht, nuk ndihen të lodhur e të përgjumur, por përkundrazi, kërcejnë gjithë energji nën tingujt muzikorë. Ndërsa mes Fatjonit e Matildës fillon një tjetër diskutim. Ajo mendon se do të ketë ndonjë penlizim nga Vëllai i Madh, pasi në nervozizëm e sipër, nuk është kujdesur për mbajtjen e mikrofonit. Ndërsa Fatjoni i tregon se faji është plotësisht i saji për situatën e krijuar mes të dyve, pasi Matilda po xhelozon më kot. “Ti vazhdo siç e ke nisur, por nuk po më ndihmon aspak”, i bën të ditur Matilda, duke i kujtuar se ata në darkë diskutojnë dhe duket sikur sqarohen, por të nesërmen gjithçka përsëritet. “Ti rri e bën muhabet me të se të pëlqen, Fatjon”, i thotë ajo disa herë me radhë, ndërsa Fatjoni e qetëson dhe e mohon këtë gjë. Pas një diskutimi prej disa minutash, ku të dy përsërisin veten, Fatjoni thotë se do të bëjë një sy qorr e një vesh shurdh dhe do ta ndërpresë komplet diskutimin me Julianën, në mënyrë që Matilda të qetësohet. Por ajo nuk është dakord me këtë vendim. Matilda i tregon se ai me sjelljen e tij, mund ta largojë Julianën nëse do. “Ti del nga vetja, ti nuk zihesh me asnjë tjetër”, i thotë Fatjoni, ndërsa Matilda i bën të qartë se ai e ka ulur shumë veten me të. Në fund, Matilda i bën të qartë se në momentin që do të vërë re një sjellje të pahijshme të tij lidhur me Julianën, atëherë ajo do të dalë nga shtëpia, por shton: “Por jo vetëm, do të vish edhe ti me mua”. Ndërsa Fatjoni mendon se ka për të dhënë shumë nga vetja brenda shtëpisë dhe se askush më shumë se ai nuk e meriton qëndrimin në shtëpi. “Por ti nuk po tregon atë me sjelljen tënde”, i thotë Matilda, teksa e sqaron se përballë publikut po shfaqet shumë keq. Pak minuta më vonë, ajo bashkohet me pjesën tjetër të banorëve për të kërcyer, ndërsa Enkelejdi i kërkon për të disatën herë që t’i bëjë masazh. Ajo bën sikur e masazhon mbi bluzë, ndërsa Enkelejdi qëndron i ulur në karrige. Ndërkohë, festa në shtëpi vazhdon, ku të gjithë banorët kërcejnë dhe argëtohen për minuta të tëra së bashku.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment