Matilda këshillon Fatjonin: “Po bëhesh i lodhshëm me ngacmimet ndaj Xhulit”


Të gjithë banorët në dhomën e gjumit janë duke fjetur gjumë, ndërkohë që Fatjoni e Matilda vazhdojnë të qëndrojnë ende zgjuar e të fillojnë një bisedë mes njëri-tjetrit. Matilda e pyet se si ndihet dhe nëse ka frikë se mos dalë nga shtëpia këtë javë, duke qenë se është i nominuar. Asaj i duket sikur Fatjoni është i stresuar, por ai e mohon, dhe thotë se është shumë i qetë. Matilda e këshillon, duke i thënë që këtë javë të rrijë pak më në qetësi dhe të mos provokojë zënka e debate, pasi në këtë mënyrë bëhet i lodhshëm, Ajo mendon se ai ka filluar t’i lodhë banorët me zënkat që ka provokuar me Julianën gjatë javës. “Nuk di më se çfarë thua”, i thotë Matilda, ndërsa Fatjoni e siguron se e di mirë se çfarë bën. Ndërsa më vonë ata fillojnë të flasin për ngjarjet në shtëpi dhe banorët, duke folur në veçanti Esterinën. Ata mendojnë se ajo është e pambrojtur dhe ndihet vetëm në shtëpinë e Big Brother. Më vonë flasin për Julianën dhe marrëdhënien që ka ai me të. Matilda i bën të ditur se tani Julianën po ia “merr” Enkelejdi, por Fatjoni i qetë thotë se Julianën e konsideron si një shoqe që vetëm zihet dhe asgjë më shumë se kaq. Ata flasin për një histori të Julianës, të cilën ajo e ka ndarë me disa prej banorëve. Juliana ka qenë e fejuar pa dëshirën e saj dhe më pas është ndarë, por diskutimi i tyre nuk vazhdon më tej. Më pas të dy diskutojnë për puthjen e shkëmbyer nga njëri-tjetri gjatë ditës, të cilën e konsiderojnë thjesht si një lojë, duke mos rënë në sy të ndonjë banori që mund të jetë zgjuar për të qenit çift me njëri-tjetrin. Pak minuta më vonë banorët vendosin të flenë, ndërsa para se të largohet, Fatjoni tenton ta puthë, por Matilda largohet dhe nuk e lejon, duke i uruar vetëm natën e mirë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment