Matilda-Jona xheloze për Xhulian, plan të largojnë prej saj Fatjonin dhe Arditin

Jona dhe Matilda ndodhen në kuzhinë dhe bëjnë thashetheme për Julianën. Jona shprehet se ajo është shumë xheloze për Arditin, pasi nuk i pëlqen që ai rri shumë kohë me të dhe me Matildën. Matilda thotë që nuk e ka pëlqyer kurrë Julianën, ndërsa Jona shprehet se asaj i duket vetja e zgjuar, por në fakt nuk di asgjë. Jona pyet Matildën sesi do veprojmë me Julianën, duke komentuar fjalët e saj që ka thënë për Arditin pak më parë. Matilda mendon se Juliana kërkon të jetë tërë kohës në qendër të vëmendjes. E nisur nga xhelozia për burrin e saj, Matilda hedh idenë që ajo me Jonën të largojnë Fatjonin dhe Arditin nga Juliana. Jona është shumë dakord me idenë e saj, duke thënë që Juliana do luftë dhe luftë do ketë. Jona i kërkon Matildës që ajo të merret me Fatjonin, ndërsa vetë do merret me Arditin. Banorët ndërpresin bisedën e vajzave, pasi kërkojnë të hanë darkë. Ato e vazhdojnë planin ndaj Julianës në tualet. Jona mëson Matildën sesi të sillen me Julianën, Arditin dhe Fatjonin, duke i thënë që këtë plan do e bëjnë deri të premten. Esterina, e cila vjen në tualet ndërpret bisedën. Ajo e kupton që vajzat po flisnin për diçka, prandaj u thotë: “Ju nuk më tregoni mua asgjë, unë iu tregoj shumë gjëra, më duket se nuk keni besim”. Matilda qesh dhe fillon t’i tregojë Esterinës planin e tyre, duke thënë që ajo do merret më shumë me Fatjonin dhe Jona me Arditin, për inat të Julianës. Matilda shprehet se Juliana po trazon disa gjëra që asaj nuk i pëlqejnë, prandaj po e bëjnë këtë lojë. Ndërkohë që vajzat bëjnë planin në tualet, Juliana ngacmon Fatjonin në sallon. Ajo kërkon të puthë Fatjonin, duke e provokuar se përse ai puth Matildën dhe nuk puth atë. Fatjoni justifikohet dhe nuk pranon ta puthë, duke thënë se ka bërë lojëra që nuk duhet t’i kishte bërë dhe mbase e dashura jashtë mërzitet me të. Jona dhe Matilda vinë në sallon dhe fillojnë menjëherë planin. Matilda ulet mes Fajtonin dhe Julinës, duke u justifikuar se ka shumë ftohtë, ndërsa Jona qesh me të madhe. Juliana vazhdon të ngacmojë Fajtonin, ndërsa Esida nxit atë të puth Julianën, që ta bindë se nuk ka asgjë me Matildën. Fatjoni shprehet se në shtëpi keqkuptohen shumë veprime. Teksa ata flasin, Matilda rri mes tyre dhe ndërhyn herë pas herë në bisedë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment