Matilda ia arrin qëllimit, Juliana me nerva “nuk dua të më ngacmojnë”

Loja e Julianës, kundrejt Fatjonit ka filluar që të komentohet shumë nga banorët, madje disa prej tyre kanë filluar edhe që të bezdisen nga kjo gjë. Kështu Meridiani thotë se tashmë po lodhet duke parë Julianën që ndjek vazhdimisht Fatjonin dhe e provokon duke bërë të njëjtën gjë çdo ditë. Ndërkohë që vetë Julianë shkon në kuzhinë dhe fillon që të bisedojë me Jonën, për debatin që ajo pati pak më parë me Matildën. Matilda duket se ia ka arritur qëllimit, që të nervozojë Julianën me ironitë e saj. Juliana i thotë Jonës “nuk dua të më ngacmojë më sepse po arrij në një fazë që nuk mund ta duroj më”. Jona i thotë Xhulit që këtë gjë ajo duhet ta diskutojë vetë me Matildën. Juliana ankohet se Matilda e ngacmon vazhdimisht me ironi për Fatjonin dhe kjo gjë e ka bezdisur. “Nuk e di çfarë ka Matilda me mua?” thotë Juliana, por Jona i thotë se ajo e njeh Matildën dhe nuk mendon se ka ndonjë gjë kundër Xhulit, por thjesht luan si gjithë të tjerët dhe është duke shijuar Big Brother-in si çdo banor tjetër. Juliana ngre zërin dhe thotë se është nevrikosur ngaqë Matilda e ka quajtur si rrodhe që i është ngjitur Fatjonit. “Andej nga vij unë, fjala rrodhe merret për keq” thotë Juliana dhe më pas shton se është në merak se si mund të ndjehet nëna e saj për fjalët që i ka thënë Matilda.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment