Matilda-Fatjonit: Mos i fol fare Xhulit se ashtu do t’i ikë truri

Matilda shkon të lajë enët sepse është radha e saj, ndërsa Juliana qëndron pranë Fatjonit. Ajo fillon që ta provokojë përsëri dhe i thotë se e ka kuptuar lojën e tij. Juliana është e sigurt se Fatjoni po bën një lojë me Matildën sepse Matilda ishte në dijeni të fjalëve të saj dhe ajo mendon se Fatjoni është ai që ia ka thënë. Fatjoni e mohon një gjë të tillë dhe i thotë se Matilda mund ta ketë dëgjuar vetë bisedën e tij me Julianën. Juliana nuk e pranon këtë gjë duke i thënë se gjatë kohës që ata flisnin, Matilda ishte duke bërë dush. Fatjoni i thotë se mund të jetë një banor tjetër që i ka dëgjuar dhe ia ka thënë Matildës, por Juliana është e bindur në dyshimet e saj. Fatjoni është munduar shumë që t’i qëndrojë indiferent Julianës, por ajo vazhdon që ta provokojë. Matilda e sheh që Juliana po bisedon vetëm me Fatjonin dhe shkon pranë tyre duke thënë “erdha dhe unë që të plotësojmë treshen”. Juliana çohet duke i thënë “po mund të vazhdosh e dashur se unë po çohem e po ta lë ty radhën”. Matilda duke qeshur i thotë “faleminderit” dhe më pas nis të bisedojë me Fatjonin. Fatjoni pyet Matildën për bisedën që ai kishte bërë me Julianën dhe i thotë “po ti ku i dëgjove ato që the, apo erdhe dje aty te cepi për të dëgjuar?”. Matilda e pranon se ka përgjuar bisedat e tij me Julianën dhe më pas e këshillon që t’i qëndrojë asaj larg. Fatjoni i thotë se që tani e tutje do të përpiqet që t’i qëndrojë indiferent Julianës. “Ti mos i fol fare” i thotë Matilda Fatjoni dhe më pas shton “asaj ashtu do t’i ikë truri se edhe Arditin tani e ka marrë Jona dhe thjesht do që të jetë në qendër të vëmendjes”. Më pas ata ndryshojnë temën e bisedës dhe bisedojnë për gjëra të përgjithshme, teksa merren me sistemimin e kuzhinës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment