Matilda-Fatjonit: Më mirë të mos flas fare se të flas kot si ti...

Matilda diskuton me Valerin dhe Fatjonin në dhomën e gjumit, ne lidhje mënyrën se si Juliana kërkoi falje, lidhur me debatin që patën, ku shkak ishte Visari. Matilda mendon se kjo mënyra e re e të kërkuarit falje për çdo gjë, duket se po abuzohet shumë nga banorët. Sipas saj, një pjesë e mirë e tyre, kërkojnë falje sa për të mbyllur debatin aty për aty, por nuk e ndiejnë vërtet. Ajo i tregon Fatjonit, se ai e kishte favorizuar shumë Julianën, kur i vuri në dukje që ajo është një person që kërkon falje. Ai mundohet ta mohojë, por Matilda i shkon pranë dhe e këshillon, që të mbajë një qëndrim të caktuar për ato që thotë, jo të shprehet e më pas të mohojë gjithçka: Thuaj një gjë dhe mbroje mendimin tënd - i thotë ajo. Fatjoni i kërkon të largohet, pasi ka nevojë për gjumë. Ajo vazhdon t’i flasë lidhur me natën e kaluar, se sa i kënaqur ishte dukur kur ‘Hirushi’ doli nga shtëpia dhe Juliana nuk ishte e interesuar për të. Fatjoni qesh, ndërkohë që Matilda vazhdon ta gjykojë për mënyrën se si ka reaguar ai. Ajo i thotë se njeh shumë mirë dhe e kupton kur një gjë i pëlqen atij ose jo. Fatjoni ngulmon që ajo të largohet nga dhoma, pasi nuk i intereson ajo bisedë dhe aq më tepër të flasë për njerëz që nuk i interesojnë. Ajo bën të largohet nga dhoma duke i thënë: Më mirë të mos flas fare se të flas kot si ti, që vetëm u jep mundësi të tjerëve të flasin...
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment