Matilda e pavendosur për planet jashtë shtëpisë

Matilda, së bashku me disa banorë të tjerë, në oborr duke pirë cigare, flasin për lojën brenda shtëpisë dhe planet që kanë kur të dalin. Viola i thotë se pavarësisht faktit që ajo dhe Fatjoni janë bashkëshortë, lojën e bëjnë individuale. Esida shprehet se Matilda e ka shumë të qartë mbështetjen që ka nga Fatjoni. Në lidhje me lojën e tyre brenda shtëpisë, Zhaku shprehet se në rast se njëri prej tyre del, për tjetrin do të jetë shumë keq. Esida nuk është shumë dakord me këtë, pasi sipas saj, tjetri që ngelet ka shumë gjasa të forcohet më shumë individualisht. Viola e këshillon Matildën që në rast se del Fatjoni, të mos trembet dhe të dalë dhe ajo pas atij. Matilda thotë se nuk është ky shqetësimi i saj, por çfarë do të bëjë kur të dalë jashtë shtëpisë. A do të vazhdojë jetën në Itali apo jo, megjithëse ajo nuk ka dëshirë të kthehet atje... Banorët fillojnë t’i propozojnë vende ku të shkojë, duke bërë shaka dhe duke ngacmuar njëri-tjetrin. Biseda mes tyre rrëshket mbi mënyrën se si funksion votimi. Dilema e tyre është nëse njerëzit jashtë votojnë për atë që duhet të qëndrojë apo për atë që duhet të dalë. Zhaku ndërhyn, duke u thënë se ai e di shumë mirë si votohet, por nuk do ta thotë... Ai qesh dhe thotë se po bënte shaka, pasi donte t’i vinte në lojë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment