Matilda e mërzitur me Fatjonin, në dilemë se ku të flejë...

Teksa Lori vazhdon të rregullojë krevatin e saj të ri, Matilda vjen në dhomën e gjumit. Ajo çuditet kur shikon Lorin aty, duke i thënë se e kishte zënë krevatin që pasdite, pasi ka vendosur të flejë aty. Matilda thotë se ajo nuk ka krevat, pasi ia ka marrë Visari dhe tani nuk i kërkon dot, të ikë që aty. Lori e pyet se përse vendosi të mos flejë më me Fatjonin, ndërsa Matilda i përgjigjet: “Kam arsyet e mia personale. Dua të kem dhe unë një krevat, ku është problemi”? Matilda është në dilemë, se ku të flejë, ndërkohë që Arditi e ngacmon, duke i thënë se ajo është në hall. Matilda e pyet se të duket pak të mos kesh krevat dhe shton duke qeshur, se deri dje e strehonin në krevat, ndërsa sot e kanë lënë në mes të rrugëve. Lori e pyet se përse ndodhi kjo, ndërsa Matilda i përgjigjet e vendosur: “S’kam pse të jap përgjigje ty”. Lori i shpjegon se ajo nuk po i kërkon llogari, thjesht ajo duhet të vendosë se ku do të flejë. Në këtë moment ndërhyn Fatjoni, i cili përgatit valixhet, pasi do të shkojë të flejë tek dhoma e Meridianit. Ai i thotë Lorit se mund të flejë aty, pasi lirohet një krevat. Lori ikën nga dhoma, ndërkohë që Matilda dhe Arditi flasin për banoret e reja. Matilda thotë se Lori po mundohet me kërcimet të dallojë, pasi nuk është e thjeshtë të futesh në mes të një loje. Matilda i thotë Arditit se i leverdis kjo situatë, pasi i është shtuar një banore e re në dhomë, që shkon mirë. Arditi i thotë se ai shkon mirë me të gjithë banorët, jo vetëm me vajzat. Arditi rrëfen se Valeri i ka acaruar shumë nervat dhe ia ka bërë shumë për borxh. Juliana vjen në dhomë, e cila çuditet me ndryshimet e krevateve të banorëve. Ajo pyet Fatjonin nëse është i sigurt që do ndërrojë dhomë, kurse ai i thotë: “Pse nuk ta mbush syrin unë”? Juliana përgatit valixhen e saj, pasi vendos që edhe ajo të ndërrojë dhomë. Ndërkohë që në dhomën tjetër, Lori u tregon banorëve të dhomës se Fatjoni do vijë të flejë tek ata, ndërsa Esida nuk e kupton se përse ai duhet të ndërrojë dhomë, kur ka krevate të lirë. Meridiani ndërhyn dhe i thotë Esidës, se ajo nuk ka pse i mbush mendjen Lorit mos ikë nga dhomë, por Esida thotë se nuk po i thotë pse iku. Lori shprehet se çifti Matilda dhe Fatjoni kanë problemet e tyre, ndërsa Esida thotë se janë punë minutash këto zënkat në çift. Meridiani ndërhyn sërish, duke i thënë Esidës të mos bëjë thashetheme, pasi nuk ka pse flet për tjetrin kur nuk është prezent.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment