Matila e Fatjoni në prezencë të Jonës, si të panjohur

Me ardhjen e Jonës në dhomë, ku ndodhej Matilda dhe Fatjoni duke biseduar me njëri-tjetrin, ata ndërrojnë bisedë menjëherë. Fatjoni i thotë Jonës se Matilda mendon që ai po e përdor, pasi ka dëgjuar një bisedë mes tij, Arditit dhe Julianës, të cilën e ka keqkuptuar. Ndërkohë, edhe Matilda vazhdon lojën, duke thënë se gjoja ka dëgjuar që Fatjoni po e përdor Matildën dhe në nerva e sipër i ka hedhur ujë në mikrofon në banjë, disa minuta më vonë. Ndërsa Jona, pasi dëgjon versionin e të dyve, e këshillon Matildën që t’u kërkojë të tjerëve të mos përmendin emrin e saj teksa flasin. “Jo, unë doja të dija se çfarë po thoshin”, shprehet Matilda, ndërsa Fatjoni thotë se nuk i takon atij të tregojë lidhur me atë bisedë, pasi ai nuk ishte duke thënë asgjë. “Unë nuk i jap fare rëndësi të tjerëve”, shprehet Matilda, ndërsa mundohet të ndërrojë bisedë. Ata diskutojnë edhe për disa minuta me njëri-tjetrin, teksa mundohen që ta kalojnë në shaka diskutimin mes tyre, duke i përfshirë edhe banorët e tjerë në bisedë. Të tre fillojnë të bëjnë shaka, ndërsa Matilda për të mos rënë në sy tek Jona, pasi dyshon se kjo e fundit është duke krijuar dyshime për ta, e pyet Fatjonin për vendin ku ka lindur dhe ku jetojnë të afërmit e tij. Fatjoni fillon të flasë për fshatin e tij dhe thotë se më parë ka pasur shumë gjallëri, por tani nuk ka më që me ndërtimin e autostradës. Ai tregon se po bën shumë vite pa ardhur në Shqipëri dhe nuk është më i lidhur me vendin e tij.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment