Lori ndërron dhomë, Viola mërzitet; Katerina: “Lori s’më duket e vendosur”

Ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë kërcejnë në oborr, Zhaku dhe Meridiani bëjnë dush dhe kërcejnë teksa lahen. Lori i shoqëron nga jashtë duke i ngacmuar, ndërsa Zhaku qesh dhe i tregon unazën e fejesës, prapa xhamit. Juliana dhe Katerina pastrojnë kuzhinë. Juliana lan enët, ndërsa Katerina merr pluhurat. Më pas, Katerina shkon në dhomën e gjumit të katit të dytë, ku është Lori, e cila po rregullon krevatin e Rigelsit, pasi ka vendosur të ikë nga dhoma e Meridianit dhe të vijë të flejë aty. “Duhet të fillojmë të bëjmë ca çmendurira ne të dyja”, i thotë ajo, ndërsa Katerina e pyet se me kë e ka inatin. Lori shprehet se nuk e pëlqen fare lojën e Valerit, duke e quajtur “lakër”. Ajo thotë se Valeri i duket shumë fallco, pasi ka shumë inat kur ai i mohon fjalët që dëgjon sy më sy. Katerina kërcen dhe e nxit Lorin, t’ia thotë Valerit këto që thotë. Lori pranon se ia ka thënë Valerit, por ai asnjëherë nuk i pranon ato që thotë. “po na bën shurdh me zor”, shprehet ajo, për Valerin. Arditi vjen në dhomë, ndërkohë që Katerina e pyet se çfarë po mendon për Lorin. “Asgjë, thjesht dua të prishet me ta”, thotë Arditi, duke nënkuptuar grupin e Meridianit. Katerina shprehet se duke ndihmuar Lorin, ata ia rrisnin vlerat, por Arditi thotë i bindur, se ai nuk i rrit vlerat askujt. Katerina i rrëfen Arditit, se Lori nuk i duket e vendosur, pavarësisht se ajo është me lidhur me Lorin, nuk do ta marrë me zor në dhomën e tyre, pasi do duket sikur duan të krijojmë grup me të. Arditi i thotë Katerinës të mos i kërkojë më Lorit të vijë në dhomën e tyre, ndërkohë Katerina i tregon atij, se tashmë Lori ka vendosur të vijë pranë tyre. Donaldi ndihmon Lorin të sjellë valixhet e saj në dhomën e re, ndërkohë që pas tyre vjen Violeta, e cila është mërzitur që Lori ka ikur nga dhoma e saj. Lori i kërkon Violës të mos mërzitet, por thotë se nuk i rrihej tek dhoma tjetër. Katerina e pyet Violës, nëse ajo ka muhabet me Esidën dhe Mikelën, kurse Viole bën me shenjë se nuk flet fare. Viola e pyet Lorin, se përse ndërroi dhomë, ndërsa Lori pranon se e ndërroi se dëshiron të rrijë me Arditin dhe Katerinën. Ajo fton Violën të vijë sërish tek dhoma e saj, pasi ajo mërzitet shumë. Katerina i ngacmon herë pas herë me batuta: “Mos qani tani, se nuk kam as shami”, ndërsa Arditi i pranishëm në dhomë, nuk bën asnjë koment për vajzat.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment