Lori-Matilda debat për krevatin; Lori-Fatjonit: “Kur bëhet Matilda xheloze, shkallon”

Esida dhe Zhaku bisedojnë për debatet në shtëpi, në dhomën e gjumit. Esida thotë se Viola ka një javë që ka shpërthyer në shtëpi, ndërsa Meridiani ndërhyn në bisedë, duke i kërkuar të mos bëjnë më thashetheme. Ai i kërkon Mikelës të tregojë ndonjë barsaletë, ndërsa Esida e pyet Meridianin se kaq shumë i ka hyrë frika, sa mos japin as mendimet e tyre për banorët. Meridiani thotë se nuk do të dalë më tek kripi i thashetheme, prandaj banorët fillojnë të bisedojnë tema të tjera, të këndojnë dhe të bëjnë shaka. Ndërkohë që në dhomën e tjetër, ndërrimi i krevateve është kthyer në temë bisede. Juliana përgatit valixhen, teksa Fatjoni, Nevila, Arditi dhe Katerina e shikojnë. Matilda përgjon për disa minuta tek shkallët, nëse po flasin ndonjë bisedë dhe më pas ngjitet në dhomë. Lori vjen në dhomë dhe fillon të rregullojë rrobat e saj. Matilda i thotë Lorit se ajo e pyeti mbrëmë nëse do të ndërronte krevat dhe ajo tha jo. Lori shprehet se e vendosi sot, ndërsa Fatjoni i kërkon Matildës të mos e ngacmojë Lorin, pasi secili ka dëshirën e tij të ndërrojë krevat. Matilda i bërtet Fatjonit, duke i thënë se atij nuk ia mori njeri krevatin, prandaj nuk ka pse flet, ndërkohë që Nevila qesh. “Hë mo ju bëni paqe”, i thotë Katerina çiftit. Lori nuk e kupton pse Matilda e ngacmon sërish për krevatin, prandaj i thotë se nëse do e liron krevatin, po nuk ka pse e zgjat kaq shumë bisedën. Kaq ka mjaftuar që mes Lorit dhe Matildës të fillojë një debat, në fillim për krevatin, pastaj për qëndrimet dhe veprimet në shtëpi. Lori i thotë Matildës të mos bëj si e shkathët, pasi është në moshë madhore dhe nuk i kanë lezet këto biseda, ndërsa Matilda shprehet se ajo kapet ku të dojë, duke pranuar se ajo është më e shkathët se Lori. Lori i thotë se nuk tregohet shkathtësia në këto gjëra, duke e akuzuar Matildën se ajo kapet në debat me gjëra koti, si ushqimi apo krevati. Kurse Matilda e pyet Lorin, nëse ajo e tregon veten duke kërcyer dhe i thotë se ajo vetëm kërcen, prandaj nuk duhej në shtëpi. Lorit i vjen keq nëse ka bezdisur njëri me kërcimet e saj, ndërsa Matilda vazhdon tek e saja, duke i thënë se kishin shumë banorë në shtëpi që kërcenin dhe nuk u duhej një më tepër. Lori i thotë Matildës se ajo nuk është askush ta gjykojë futjen e saj në shtëpi, ndërsa Matilda shprehet se ajo është si të gjithë banorët dhe do japë mendimin e saj. “Sinqerisht më zhgënjeve, se prisja të ishe kështu. Prisja të ishe më e pjekur dhe më ndryshe”, i thotë Lori Matildës dhe ikën nga dhoma. Matilda thotë se disa persona nuk e kuptojnë që bezdisnin me praninë e tyre, prandaj duhet t’ua thotë troç, ndërkohë që Juliana i thotë se ajo duhet të kapet me personat që e sollën në dhomë. Katerina shprehet se Lorin nuk e detyroi askush të ndërrojë dhomë. Lori komenton me Fatjonin, sjelljen e gruas së tij. Lori e falënderon që Fatjoni i liroi krevatin. Ajo i thotë Fatjonit se Matilda bëhet shumë xheloze dhe fillon shkallon, pasi po kapet me të për gjëra koti. Fatjoni qesh dhe i thotë, jo, jo, të rrijë e qetë se ajo e ka krevatin e saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment