Loja e radhës për banorët

Në shtëpi vjen zarfi me lojën e radhës. Ata do të luajnë lojën me filma, ku vajzat do të jenë kundër djemve. Loja do të moderohet nga Esida, e cila përfiton një bonus nëse e bën si duhet punën e saj. Esida ndan djemtë dhe vajzat në tabelë. Në fillim zgjedhin vajzat. Esida fillon alfabetin me mend. Kur i thonë stop, thotë shkronjën ku ka ndaluar. Vajzat fillojnë me filmin e parë, pastaj djemtë, e kështu me radhë derisa të mos u kujtohet më asnjë alternativë. Ata që thonë më shumë (djemtë ose vajzat) marrin një pikë në tabelë. Loja vazhdon për 20 shkronja (gjithsej 20 pikë). Nëse njëri nga grupet nuk pranon ekzistencën e filmit në unanimitet dhe e kundërshtojnë, Esida nuk e quan këtë film, por Vëllai i Madh do ta kontrollojë dhe në rast se filmi ekziston, për grupin që e ka mohuar do të ketë një penalitet të ndjeshë, ndërsa skuadra fituese do të ketë një bonus interesant. Me leximin e zarfit nga Esida, banorët nisin nga loja.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment